Ne 2 korrik 2021 nderroi jete ne moshen 79 vjecare Nimet Sinani. Ai ishte bashkshorti i perkushtuar i 59 viteve te Parashqevise, baba i dashur i Majlindes, Rolandit dhe Sioles, gjyshi i mrekullueshem i Kristit, Ersit, Victorias, Alisses, Davidit dhe Arieles, vella i pandare i Tomorrit, Matos, Fadilit, Vaskes, Luizes, Neros dhe Cafait, Cutes, Mersinit, Bujarit, Datit dhe Jotit, xhaxha dhe daje i paharruar.

Nimeti, djali i Haxhiut dhe Arifese lindi ne Gjirokaster ne 3 Mars 1942. Gjate gjithe jetes se tij Nimeti ka qene I shkathet, I dashur, I drejte, shakaxhi dhe I papertuar. Nimeti kishte nje energji ngjitese dhe nje dashuri per jeten te pashteruar.

Nimeti e adhuronte familjen e tij  e cila qe gjeja me e rrendesishme ne bote per te. Gjithashtu ai donte shume miqte dhe shoqerine e tij kudo qe ishin. Ishte i gjendur dhe i papertuar jo vetem per te dashurit e tij por edhe per te gjithe qe i kerkonin ndihme.

Nimeti jetoi nje jete plot pasion dhe dashuri dhe le pas nje trashegimi njerezore dhe shpirterore te madhe.